Sport
Shqipëria U-19 barazon me Serbinë
Demokracia
16:04 | 13 Nëntor 2021

Share:

Ka përfunduar ndeshja në stadiumin “Elbasan Arena” mes Kombëtares së Shqipërisë dhe asaj të Serbisë në grupmoshat U19, ku pas 90’ minutave lojë nuk është përcaktuar fituesi.

Shqipëria U19 nuk ka arritur të arkëtojë më shumë se një pikë në ndeshjen e sotme kundër Serbisë, ku ka barazuar me rezultat 2:2, përcjell KosovaPress.

Serbia ishte e para ajo që e zhbllokoi rezultatin në këtë ndeshje, përmes golit të sulmuesit Mituljikic në minutën e 42’, kurse epërsinë për serbët e dyfishoi Lazetic në minutën e 77’.

Heroi te “Kuq e Zinjtë” e rinj ishte mbrojtësi Henrik Nerguti, i cili brenda një minute, respektivisht në minutën e 84’ shënon dy golapër t’ia siguruar kombëtares së tij një pikë të vlefshme në ndeshjen e sotme.

Me pikët reja, Shqipëria U19 tani zë vendin e tretë në tabelë me vetëm një pikë të arkëtuar, tre sosh më pak se kundërshtari i sotëm Serbia që gjendet në vendin e dytë në Grupin 7 të kualifikimeve për në Kampionatin Evropian Euro 2022.

Të ngjashme