Lajme
Shqipëria thotë se është e para në Ballkanin Perëndimor në ritmin e vaksinimit të popullsisë
Demokracia
12:31 | 08 Prill 2021

Share:

Ministrja e Shëndetësisë të Shqipërisë, Ogerta Manastirliu ka treguar se Shqipëria në krahasim me vendet e rajonit është e para në ritmin e vaksinimit të popullatës.

Manastirliu përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka treguar një grafikë e cila tregon një krahasim të ritmeve të vaksinimit të popullatës mes Shqipërisë, vendeve të rajonit dhe vendeve të BE, përcjell Demokracia.com.

“Ne nuk do të ndalemi për asnjë moment në fushatën tonë të vaksinimit masiv, deri kur të realizojmë planin tonë: gjysmë milioni shqiptarë brenda majit, e gjithë popullata brenda pranverës së vitit të ardhshëm”, ka shkruar Manastirliu.

Postimi i plotë i Manastirliu, pa ndërhyrje:

Mirëmëngjes

Grafikët tregojnë një krahasim të ritmeve të vaksinimit të popullatës mes Shqipërisë, vendeve të rajonit dhe vendeve të BE.

Ne nuk do të ndalemi për asnjë moment në fushatën tonë të vaksinimit masiv, deri kur të realizojmë planin tonë: gjysmë milioni shqiptarë brenda majit, e gjithë popullata brenda pranverës së vitit të ardhshëm./Demokracia.com/

https://www.facebook.com/OgertaManastirliu/posts/1195555294233852

Të ngjashme