Sport
Shqipëria spektakolare ndaj San Marinos, merr pozitën e dytë në grup
Demokracia
23:07 | 08 Shtator 2021

Share:

Kombëtarja e Shqipërisë ka shënuar fitoren e dytë radhazi në kualifikimet për Kampionatin Botëror “Katar 2022”.

Pas Hungarisë, të përzgjedhurit e Edoardo Rejas kanë mposhtur me lehtësi San Marinon.

Ndeshja e zhvilluar sonte në “Elbasan Arena” ka përfunduar me rezultatin 5-0.

Rey Manaj, Qazim Laçi, Armando Broja, Elseid Hysaj dhe Myrto Uzuni shënuan golat e fitores për “Kuqezinjtë”.

Pas gjashtë ndeshjeve të zhvilluara, Shqipëria tani ka 12 pikë dhe renditet e dyta në Grupin I, pozitë e cila ia siguron pjesëmarrjen në Botërorin e vitit të ardhshëm.

Kurse, San Marino mbetet me zero pikë në pozitën e gjashtë dhe të fundit. /Demokracia.com

Të ngjashme