Sport
Shqipëria sonte nis ëndrrën drejt kualifikimit për Botërorin “Katar 2022”
Demokracia
11:28 | 25 Mars 2021

Share:

Kombëtarja e Shqipërisë do ta ketë sonte sfidën e parë drejt kualifikimit për në Kampionatin Botëror “Katar 2022”, përcjell Demokracia.com.

Kuqezinjtë do të ndeshet me Andorra, njëri prej kundërshtarëve më të lehtë në Grupin I.

Kombëtarja e Shqipërisë e nis sot misionin e saj për t’u kualifikuar për në Kampionatin Botëror “Katar 2022” dhe do të përballet me Andorra, njëri prej pesë kundërshtarëve të saj në Grupin I.

Ndeshja zhvillohet në stadiumin nacional të Andorras dhe fillon nga ora 20:45 derisa do të drejtohet nga gjyqtari bullgar Chinkov.

Para ndeshjes, trajneri Edi Reja kërkoi vëmendjen dhe përkushtimin e lojtarëve të tij në këtë ndeshje duke e cilësuar Andorra si një kundërshtar të fortë. /Demokracia.com

 

Të ngjashme