Kombëtarja e Shqipërisë e ka fituar ndeshjen e dytë eliminatore për Kampionatin Botëror “Katar 2022”.
Në “Stadio Olimpico”, San Marino ishte nikoqir i Kombëtares shqiptare, shkruan Demokracia.com.
Ndeshja e vlefshme për grupin I i takoi kuqezinjëve me rezultat të pastër, 0:2.
Rei Manaj (’63) dhe Myrtu Uzuni (’85) i shënuan golat e fitores për Shqipërinë.
Me këtë fitore, Shqipëria ngritet në vendin e tretë në tabelë me gjashtë pikë, kurse San Marino mbetet në vendin e fundit pa pikë. /Demokracia.com