Lajme
Shqipëria raporton 4 vdekje dhe 213 infektime me coronavirus
Demokracia
19:18 | 23 Shkurt 2022

Share:

Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë ka njoftuar sot se 213 persona kanë dalë pozitivë me COVID-19.

Sipas të dhënave të ministrisë, betejën me virusin e kanë humbur katër persona.

Aktualisht janë 3 mijë e 581 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin, ndërsa në spitale po marrin trajtim 70 pacientë, nga të cilët 13 janë në gjendje më të rënduar

Që prej fillimit të pandemisë, Shqipëria numëron 3 mijë e 457 viktima të shkaktuara nga coronavirus.

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.

Të ngjashme