Lajme
Shqipëria pranon edhe 38 mijë e 400 doza të vaksinës ‘AstraZeneca’
Demokracia
18:49 | 10 Mars 2021

Share:

Shqipëria ka nisur vaksinimin e qytetarëve prej disa muajsh dhe tani pret që edhe pas dy ditësh të arrijnë disa doza të vaksinës Astrazeneca.

Kjo gjë është bërë e ditur nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i cili në një postim në faqen e tij zyrtare ‘Facebook’ tha se pasnesër do të arrijnë 38 mijë e 400 doza të vaksinës Astrazeneca, përcjell Demokracia.com

Rama tha se këto janë dozat e para të kësaj vaksine dhe pas arritjes nis menjëherë vaksinimi i mësuesve.

Ndryshe Kosova është nga vendet e pakta në botë që nuk ka siguruar ende asnjë dozë vaksinë anti-COVID.

Njoftimi i plotë:

LAJM I MIRË

Pasnesër mbërrijnë 38400 DOZAT E PARA TË VAKSINËS ASTRAZENECA dhe nisim menjëherë vaksinimin e mësuesve.

https://www.facebook.com/edirama.al/posts/10158610198506523

Të ngjashme