Sport
Shqipëria në telashe, mesfushori kuqezi një muaj jashtë
Demokracia
11:12 | 25 Shtator 2021

Share:

Është bërë zyrtare ditën e djeshme shkalla e dëmtimit për futbollistin e Espanyolit dhe Kombëtares shqiptare Keidi Bare.

Mesfushori ka lënë fushën e lojës në minutën e 74-të të takimit pasi ka ndjerë shqetësime në kofshën e djathtë. 24-vjeçari do të ngelet jashtë fushave për një muaj.

Bare, i cili është një nga lojtarët më të besuar të Rejës dhe nën drejtimin e tij ai është kthyer në një titullar të padiskutueshëm. Shifrat e tregojnë këtë gjë ku në 20 ndeshjet e fundit të Kombëtares Bare ka nisur 15 ndeshje nga minuta e parë dhe 5 ndeshjet e tjera nuk ka qenë në formacionin startues për shkak dëmtimi ose pezullimi nga kartonët.

Ky ishte një lajm jo i mirë për ekipin përfaqësues i cili duhet të bëjë pa fierakun në dy ndeshjet e tetorit. /Demokracia.com

 

Të ngjashme