Lajme
Shqipëria me ulëse në KS të OKB-së vlerësohet ndihmëse e madhe për Kosovën
Demokracia
18:51 | 04 Janar 2022

Share:

Me hyrjen e vitit të ri 2022, Shqipëria nisi zyrtarisht mandatin e saj dyvjeçar si anëtare e përkohshme e Këshillit të Sigurisë së Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB).

Kjo ngjarje është historike për diplomacinë shqiptare dhe mund të cilësohet edhe si më madhorja në çështjet e politikës së jashtme por edhe si mbështetje e madhe për Kosovën si në aspektin e lobimit për njohje të reja

Njohësi i çështjeve politike në Kosovë, Emir Abrashi një prononcim për Demokracia.com, ka vlerësuar se kjo ulëse është e rëndësishme pikërisht në këtë kohë kur Kosova dhe Serbia duhet që t’i afrohen përfundimit të dialogut që po zgjatë tash e një dekadë.

“Për herë të pare pas 66 vitesh anëtarësimi në OKB, Shqipëria merr ulësen e anëtarit jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit. Kjo është një arritje e madhe për diplomacinë shqiptare, marrë parasysh se vendimet më të rëndësishme që OKB i merr, merren pikërisht në Këshillin e Sigurimit. Kjo ulëse është e rëndësishme pikërisht në këtë kohë kur Kosova dhe Serbia duhet që t’i afrohen përfundimit të dialogut që po zgjatë tash e një dekadë. E në anën tjetër, kemi rritje të influencave malinje ruse dhe kineze në rajonin tonë, ndërsa perëndimi po përballet edhe me një sfidë tjetër – kërcënimin rus në Ukrainë”, tha Abrashi për Demokracia.com.

Sipas tij,  Shqipëria gjendet në një pozicion unik dhe me rëndësi të madhe, të cilën po që se din ta shfrytëzoj, do të ketë ndikim të madh edhe për vet pozicionin strategjik të Shqipërisë, por edhe për lobim për njohjet e reja për Kosovën.

“Ky pozicion i ofron Shqipërisë një mundësi unike që në këmbim të votave të saj në Këshill, të kërkoj njohje për Kosovën. Shqipëria tanimë do të ketë mundësi që të influencojë agjendën e Këshillit të Sigurimit, duke përfshirë edhe raportimet që Kosova duhet t’i bëj në KS si rrjedhojë e rezolutës 1244”, ka shtuar tutje Abrashi.

Ndërkohë sipas tij edhe edhe pse kjo ulëse është për një periudhë të përkohshme, dy-vjeçare, benefitet mund të jenë të mëdha.

“Edhe pse kjo ulëse është për një periudhë të përkohshme, dy-vjeçare, benefitet mund të jenë të mëdha marrë parasysh rëndësinë e këtij formati, benefitet mund të jenë të mëdha nëse ato do të dijnë të shfrytëzohen nga Shqipëria. Diplomacia kosovare, në anën tjetër, duhet të dijë si t’i qaset Shqipërisë për ta maksimalizuar këtë potencial, duke pasur parasysh se deri më tani, qeveria aktuale nuk është treguar edhe aq bashkëpunuese me lidershipin shqiptar dhe ka pasur qasje antagonizuese në tema të rëndësishme si bashkëpunimi rajonal.”, ka vlerësuar ai. /Demokracia.com/

Të ngjashme