Lajme
Shqipëria me numrin më të lartë të azilkërkuesve në BE, Meta: Problem kombëtar alarmues
Demokracia
14:23 | 25 Mars 2022

Share:

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka ngritur sot shqetësimin e numrit të lartë të azilkërkesve shqiptar në vendet e Bashkimit Evropian.

Meta në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka cituar të dhëna nga Agjencia e BE-së për Azilin që tregojnë se 11 mijë e 246 shqiptarë kërkuan azil në një nga vendet e BE-së në 2021, duke e renditur Shqipërinë të parën në Ballkanin Perëndimor për numrin e aplikimeve.

“Largimi i të rinjve, si dhe i fuqisë intelektuale dhe punëtore më të kualifikuar, në mungesë të shpresës dhe perspektivës, është një problem kombëtar alarmues, që duhet të na bashkojë të gjithëve, duke e adresuar me përgjegjshmëri, me atdhetari dhe me profesionalizëm”, ka shtuar Meta.

Postimi i plotë:

???? Shpopullimi i Shqipërisë nuk po ndalet.

Vitin e kaluar, sipas “European Union Agency for Asylum”, 11,246 shqiptarë kërkuan azil në një nga vendet e Bashkimit Europian, duke na renditur sërish të parët për numrin e aplikimeve.

Largimi i të rinjve, si dhe i fuqisë intelektuale dhe punëtore më të kualifikuar, në mungesë të shpresës dhe perspektivës, është një problem kombëtar alarmues, që duhet të na bashkojë të gjithëve, duke e adresuar me përgjegjshmëri, me atdhetari dhe me profesionalizëm.

Të ndalim shpopullimin duke përmirësuar standardet e qeverisjes, të llogaridhënies demokratike dhe rritur përfaqësimin e të rinjve në vendimmarrje!

Të bashkojmë energjitë për të rikthyer shpresën dhe për t’i dhënë Shqipërisë drejtimin dhe perspektivën e merituar europiane, që të gjithë e dëshirojmë!/Demokracia.com/

Të ngjashme