Sport
Shqipëria madhështore, e “dërrmon” Çekinë, “Euro 2024” duket në horizont
Demokracia
22:52 | 12 Tetor 2023

Share:

Shqipëria ka shënuar fitore madhështore kundër Çekisë me rezultat 3:0 në “Air Albania”.

Golat për “kuq e zinjtë” i shënuan Jasir Asani në minutën e 9-të dhe Taulant Seferi në minutat 51 dhe 73, shkruan Demokracia.com

Me këtë fitore Shqipëria praktikisht duket se është kualifikuar pasi në dy ndeshjet e radhës kundër Ishujve Faroe dhe Moldavisë i duhen vetëm 2 pikë për ta siguruar kualifikimin matematikisht.

Shqipëria pas 6 ndeshjeve ka 13 pikë, 4 më shumë se vendi i dytë Polonia./Demokracia.com/

Të ngjashme