Lajme
Shqipëria heq vizat për Rusinë: Rama mirëpret krahëhapur rusët për sezon veror
Demokracia
14:02 | 25 Prill 2022

Share:

Vera po vjen dhe vëmendja është përqendruar te turizmi. Joshja e të huajve është synimi i parë i qeverisëm kështu 8 shtete do të përfitojnë lehtësira nga vizat turistike me Shqipërinë. Në mes të përfituesve është edhe Rusia.

Për kryeministrin Edi Rama turistët rusë nuk duhet të kufizohen për të vizituar Shqipërinë pavarësisht nga ajo çfarë po ndodh në Ukrainë.

Pyetje: Shqipëria ka lehtësuar procedurat për hyrjen e të huajve në vend, përfshirë edhe për rusët, mendoni se duhet rishikuar sepse influence ruse është shumë prezente?

Edi Rama: Jo, nuk mendoj. Vazhdojmë me tjetrën

Shqipëria ka hequr vizat edhe për turistët e gadishullit arabik, Egjiptit, Indisë, Rusisë dhe Tajlandës.

Të ngjashme