Lajme
Shqipëria heq të gjitha masat anti-Covid
Demokracia
11:34 | 26 Prill 2022

Share:

Komiteti Teknik i Ekspertëve këtë të martë ka zhvilluar komunikatën e radhës me mediat ku ka dhënë detaje në lidhje me masat e marra dhe të ndryshuara në kuadër të situatës pandemike të ditëve të fundit.

Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli në fjalën e saj ka bërë me dije se në kuadër të të dhënave pandemike është vendosur që të hiqet mbajtja me detyrim e maskës.

Rakacolli ndër të tjera ka deklaruar se tashmë do të hiqet dhe kufizimi për muzikën deri në orën 23:00 dhe do të rihapen klubet e natës.

“Duke u nisur nga analiza e treguesve epidemiologjik, komiteti ka vendosur rekomandimin për vaksinimin me dozë të katër mbi 60 vjeç dhe me sistem imunitar të inkrupementuar. Heqjen e detyrimit për mbajtjen e  maskave po mbajtjen e tyre në ambientet e mbyllura dhe në vendet e pa ajrosura. Lejimin e muzikës pas orës 23:00 dhe rihapjen e klubeve të natës. Virusi është akoma prezent ndaj është e rëndësishme që qytetarët të jenë vigjilent dhe të ndjekin këshillat për vaksinimin ndaj Covid-19’, ka thënë ajo.

Të ngjashme