Sport
Shqipëria favorite absolute kundër Andorrës, sipas kompanisë së madhe të basteve
Demokracia
12:48 | 15 Nëntor 2021

Share:

Kombëtarja shqiptare e futbollit sonte do ta zhvillojë ndeshjen e fundit të kampanjës kualifikuese për Kupën e Botës që do mbahet në Katar vitin e ardhshëm.

“Kuqezinjtë” që humben shanset për t’u kualifikuar në mesin e kombëtareve më të mira të botës luajnë sonte kundër Andorrës në kuadër të Grupit I, shkruan Demokracia.com.

Të përzgjedhurit e Edi Rejës janë favoritë absolut për të triumfuar në këtë përballje.

Kompania e madhe e basteve sportive “bet365.com” ka publikuar kuotat për këtë duel.

Fitorja e Shqipërisë ka kuotën 1.22, barazimi 6.00, ndërsa për triumfin e Andorrës kuota llogaritet 13.00.

Shqipëria ka 15 pikë në pozitën e tretë, kurse Andorra është e parafundit me vetëm gjashtë pikë. /Demokracia.com

Të ngjashme