Lajme
Shqipëria e shtata në botë për kultivimin dhe shpërndarjen e kanabisit
Demokracia
13:19 | 29 Qershor 2022

Share:

Raporti i drogës në botë 2022, i Zyrës së Kombeve të Bashkuara në Drogë dhe Krim, Shqipërinë e ka radhitur si kultivuesja e kanabisit e shtata në botë.

Ky raport përcjell kultivimin e drogës në shtetet e botës, nga ato me përqindje më të lartë te ato që nuk kultivojnë. Autorët e raportit, siç raporton EurActiv, shikuan tregues të tillë si shkatërrimi i bimëve ose fushave, konfiskimet, raportet e origjinës dhe raportet e autoriteteve të zbatimit të ligjit midis viteve 2010 dhe 2020, përcjell Demokracia.com.

Nga 154 shtete, Shqipëria renditet e shtata pas Morokos, Afganistanit, Spanjës, Holandës, Pakistanit dhe Libanit.

Shqipëria renditet e para në rajonin e Evropës Juglindore, duke u raportuar se ka tregti të rëndësishme të kultivimit të kanabisit dhe ose eksportohet ose përdoret për brenda.

Pas Shqipërisë, vjen Turqia, Rumania dhe Bullgaria, shkruan Demokracia.com.

Shteti shqiptar gjithashtu shihet si rrugë e rëndësishme edhe për të ashtuquajturën rruga e Ballkanit për trafikimin e heroinës që fillon në Pakistan dhe kalon nga Siria, Turqia, Greqia dhe

Shqipëria para se të kalojë te shtetet e Evropës Perëndimore.

Muajin e kaluar, një raport nga Qendra Evropiane për Monitorimin e Drogës zbuloi se që nga 2017, grupet kriminale shqiptare janë përhapur, por gjithashtu janë bërë më të sofistikuara, duke punuar me importe dhe shpërndarjen e kokainës nga Amerika Latine në Evropë.

“Për shumë vjet, importuesit ndërkombëtarë të kokainës kanë punuar ndaras nga shitësit dhe grupet shpërndarëse të drogës në rrugë. Gjithsesi, një rrjet kriminal shqipfolës braktisën këtë model dhe krijuan kontroll mbi importet dhe shpërndarjen”, shkruan raporti i Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Drogë dhe Krim, përcjell Demokracia.com.

Sipas këtij raporti, legalizimi i kanabisit në disa shtete ka rritur përdorimin e drogës. Gjithashtu, raportohet një rritje e përdorimit të kokainës, drogave sintetike dhe mangësitë në trajtimin e mekanizmave të drogës, veçanërisht për gratë.

Raporti thotë se rreth 284 milionë njerëz kanë përdorur drogë globalisht nga 2020, një rritje prej 26% krahasuar me vitin para tij. Nga këta, mbi 11 milionë injektojnë drogën, gjysma vuajnë nga hepatit C dhe 1.4 milionë me HIV.

Qeveria e Shqipërisë ka thënë qe një kohë të gjatë se po e fiton luftën kundër kultivimit të drogës në shtet, por shqetësimet mbeten se kjo nuk është çështja. Për më shumë, ka raporte të rritjes së trafikuesve shqiptarë të drogës që eksportojnë prodhimin e tyre te shtetet e tjera evropiane. /Demokracia.com/

Të ngjashme