Lajme
Shqipëria, e para në rajon për konsumin e frutave
Demokracia
11:54 | 28 Korrik 2023

Share:

Një hartë e publikuar nga Universiteti i Oksfordit, tregon se cilat janë vendet e botës ku konsumohen më shumë fruta.

Sipas kësaj harte, Republika Dominikane është vendi i frutangrënësve më të mëdhenj në botë. Njerëzit në ishullin e Karaibeve hanë mesatarisht 387.2 kg fruta në vit. Kjo është e barabartë me afërsisht 1500 mollë ose 2500 banane secili, shkruan “Euronews Albania”.

Të dhënat e konsumit të frutave, të ndara nga “Our World in Data”, një platformë e mbështetur nga Universiteti i Oksfordit, janë të disponueshme për 195 vende, mes tyre edhe Shqipëria e cila mban shifrën rekord të konsumit në rajon.

Përsa i përket vendeve të Ballkanit, Shqipëria mban vendin e parë të konsumit të frutave me 190.8 kg fruta për person. Vlen të theksohet se për Kosovën nuk ka të dhëna.

Renditja e vendeve të Ballkanit:

Shqipëria: 190.8 kg

Greqia: 142 kg

Maqedonia e Veriut: 134.27 kg

Serbia: 131.55 kg

Mali i Zi: 122.87 kg

Rumania: 116.46 kg

Bosnjë-Hercegovinë: 105.62

Kroacia: 76.22 kg

Bullgaria: 51.17 kg

Greqia (142 kg)

Portugalia (130.5 kg) dhe Italia (129.9 kg) hanë më së shumti fruta nga vendet e Bashkimit Evropian, tregojnë të dhënat.

Ndërsa vendet që konsumojnë më pak fruta janë Zambia (4.6 kg), Çadi (7.1 kg) dhe Togo (7.4 kg).

Të ngjashme