Lajme
Shqipëria e 11-ta në botë për abortet selektive
Demokracia
16:12 | 07 Dhjetor 2022

Share:

“Tjetër herë me vajzë”. Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Popullsinë synon të sjellë barazi duke përshtatur kështu urimin për trashëgime me djem, zakon i familjeve shqiptare. Kjo sepse sipas të dhënave të tyre vendi ynë renditet i 11 në botë për ndërprerjen e shtatzënisë për shkak të gjinisë së bebes.

Ndryshe nga sa ndodhte para viteve 90 sipas Manuela Bellos nga UNFPA aborti selektiv nuk është më një fenomen vetëm i zonave rurale.

Në Shqipëri sipas llogarive të Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Popullsinë për një dekadë mungojnë rreth 21,000 vajza nga 0 deri në 19 vjeç. Dukuri kjo që krijon një zinxhir pabarazie gjinore. Në kuadër të 16 ditëve të aktivizmit kundër dhunës ndaj grave, UNFPA çeli një fushatë sensibilizuese mbi rëndësinë e vajzës në shoqëri dhe fuqizimin e saj.

 

Të ngjashme