Lajme
Shqipëria do të blejë anije ushtarake
Demokracia
12:46 | 27 Maj 2022

Share:

Situata më e fundit globale me luftën në Ukraine po detyron edhe Shqipërinë që të shtojë flotën e saj të marinës. Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi gjatë një ndjekjes së stërvitjes 2-ditore “Grupex-22” që u zhvillua në bregdetin shqiptar, deklaroi qeveria do të investojë në fushën e ushtarake.

“Jemi në proces të identifikimit në mënyrat më të mira se si mund të kemi një përgjigje më të mirë të të gjitha nevojave për mirëmbajtje, por edhe siç e thashë të ndërtimit, blerjes së anijeve të tjera siç i kemi në objektivat e kapaciteteve”.

Komandanti i Forcës Detare, Kundëradmiral Adnand Agastra theksoi se pas kësaj stërvitjeje anijet do të shpërndahen në të gjithë bregdetin nga Shëngjini në Sarandë për sigurimin e sezonit turistik dhe parandalimin e trafikut te paligjshëm.

“Anijet do të jenë me kohë në rajon për t’ju përgjigjur të gjitha situatave”.

Sakaq, ministri i Mbrojtjes u shpreh se Shqipëria është e gatshme të presë edhe një tjetër stërvitje të madhe të forcave të NATO-s, siç ishte ajo Defender 21.

“Jemi tani edhe më gati për t’u bërë një vend pritës, jo vetëm në tokë, por edhe në ajër, edhe në det për vitin tjetër “Defender-23” edhe në vazhdim”, theksoi ministri Peleshi.

Në stërvitjen Grupex-22 dhe qitjet bregdetare morën pjesë 11 anije të Flotiljes Detare, 3 anije të klasit “ARCH ANGEL” si edhe Grupi i Bordingut./tvklan

Të ngjashme