Lajme
Shqipëria dënon sulmin ndaj Policisë së Kosovës në veri
Demokracia
17:25 | 16 Prill 2022

Share:

Ministria e Punëve të Jashtme e Shqipërisë, e ka dënuar sulmin ndaj Policisë së Kosovës në veri.

Përmes një shkrimi në rrjetin social, “Twitter”, nga kjo ministri thanë se këto sulme rrezikojnë që të krijojnë tensione.

“Shqipëria dënon sulmet ndaj policisë në veri të Kosovës. Këto sulme kriminale rrezikojnë të krijojnë tensione në Kosovë dhe gjithë rajonin në një moment shumë delikat për sigurinë e rajonit dhe Evropës në tërësi”, thuhet në postim.

Më tej kjo ministri bëri thirrje që këto sulme të hetohen urgjentisht dhe autorët të vihen para drejtësisë.

Të ngjashme