Lajme
Shqipëria arrin 1 milion vaksinime kundër Covid-19
Demokracia
21:00 | 06 Korrik 2021

Share:

Shqipëria ka arritur që brenda gjashtë muajve, të japë një milion vaksinime kundër Covid-19.

Kjo është bërë e ditur nga kryeministri Edi Rama përmes një fotografie të publikuar në llogarinë e tij në Facebook, përcjell Demokracia.com.

https://www.facebook.com/edirama.al/posts/10158875675476523

Vaksinimi në Shqipëri nisi në muajin shkurt për kategoritë më të rrezikuara.

Ndërkaq, në muajin mars filloi vaksinimi masiv me dozat e blera dhe ato që erdhën si donacione.

Shqipëria është një ndër vendet në rajon që ka dhënë më së shumti vaksina kundër koronavirusit./Demokracia.com/

Të ngjashme