Lajme
Shqipëri: Sot hyjnë në fuqi masat e reja
Demokracia
09:49 | 12 Prill 2021

Share:

Nisur nga situata epidemiologjike dhe ecuria e procesit të vaksinimit antiCOVID, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu dhe Komiteti Teknik i Ekspertëve bërën të ditur ditën e djeshme vendimet e fundit, të lehtësimit të disa masave në vend, që fillojnë nga sot, datë 12 prill.

Nga dita e sotme deri në dy javët e ardhshme do të kemi lehtësim të masave antiCOVID, ku ora policore është shtyrë më 2 orë. Qarkullimi i njerëzve dhe aktiviteti i bareve dhe restoranteve do të vijojë deri në orën 22:00 ndërsa ndalim qarkullimi do të jetë në fuqi nga ora 22:00-06:00.

Gjithashtu një tjetër masë është edhe hapja e fluturimeve me Britaninë e Madhe.

Duke bërë me dije se lehtësimet po vijnë si rezultat i situatës po edhe të muajit të shenjtë të Ramazanit, Manastirliu u ka bërë apel qytetarëve të vijojnë zbatimin e masave antiCOVID.

Kujtojmë se, ditën e sotme, në vijim të procesit të vaksinimit masiv do të vijojë vaksinimi i moshave mbi 60 vjeç. Që prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 256 mijë e 848 vaksinime. Sot pritet të vijnë edh 7 mijë e 20 doza të vaksinës Pfizer, siç lajmëroi më herët ministrja Manastirliu.

Në 24 orët e fundit u regjistruan 238 raste të reja dhe 7 humbje jete. Në 24 orët e fundit janë shëruar 517 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 97 mijë e 723 që nga fillimi i epidemisë, shkruan tch.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 221 pacientë, 14 në terapi intensive, nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar./Demokracia.com/

Të ngjashme