Lajme
Shqipëri| Shpërndante lëndë narkotike pranë gjimnazit, arrestohet 54-vjeçarja
Demokracia
12:36 | 23 Dhjetor 2022

Share:

Një 54-vjeçare ka rënë në prangat e policisë, pasi është kapur duke shpërndarë kokainë në afërsi të një gjimnazi në Mamurras.

Polica e Lezhës bën me dije se policia ka sekuestruar dhjetëra doza lënde të dyshuar narkotike kokainë, të gatshme për shitje.

Burime për ABC News bëjnë me dije se e arrestuara është Marjana Gjini, banuese në Kurbin.

Njoftimi i Policisë:

Lezhë-Evidentohet dhe goditet një rast i shpërndarjes së drogave të forta, në doza.

Lëvizte në afërsi të një shkolle të mesme, në Mamurras, me një sasi lënde narkotike kokainë të ndarë në doza, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 54-vjeçarja.

Sekuestrohen dhjetëra doza lënde të dyshuar narkotike kokainë, të gatshme për shitje.

Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, të mbështetura dhe nga inteligjenca informative, kanë konstatuar dhe kanë goditur një rast tjetër të shpërndarjes së drogave të forta, në doza.

Si rezultat, u arrestua në flagrancë shtetasja M. Gj., 54 vjeçe, banuese në Kurbin, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

54-vjeçarja u kap nga shërbimet e Policisë, në afërsi të një shkolle të mesme, në Mamurras, teksa po lëvizte me një automjet, ku pas kontrollit të ushtruar, iu gjet brenda tij një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, e ndarë në dhjetëra doza të gatshme për shitje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme./abcnews

Të ngjashme