Komisioneri Qendror i Zgjedhjeve në Shqipëri vendosi sot për të rinumëruar 10% të qendrave të votimit të zgjedhjeve të 25 prillit.
Janë 519 kuti që do të hapen dhe rivlerësohen, që nga numri i votave e deri tek procesverbalet.
Ky proces nuk ndikon në vlefshmërinë e procesit të 25 prillit dhe në shpërndarjen e mandateve, i cili prej gati 3 muajsh është certifikuar në mënyrë përfundimtare.
Numërimi i 10% të qendrave të votimit do t’i japë përgjigje edhe faktit se cila ishte arsyeja e numrit të lartë të fletëve të pavlefshme në zgjedhje, të mbi 83 mijë votave, shkruan euronews.al. Qëllimi i rinumërimit, nuk është për të ndryshuar rezultatin e zgjedhjeve por për të identifikuar problemet që u hasën në zgjedhjet e 25 prillit.
Më herët gjatë procesit të ankimimit në KQZ u rinumëruan disa kuti në qarqet e Durrësit dhe Beratit.