Lajme
Shqipëri: Komisioni i Ligjeve miraton raportin për kandidaturën e Bajram Begajt
Demokracia
17:06 | 04 Qershor 2022

Share:

Komisioni i Ligjeve ka miratuar raportin për kandidaturën e Bajram Begaj për postin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë.

Ky raport do t’i përcillet seancës plenare në Kuvend për votim, e cila pritet të mbahet këtë të shtunë në orën 18:00.

Raporti u miratua vetëm me votat e anëtarëve të Partisë Socialiste. Deputetët e opozitës, Oerd Bylykbashi i PD-së dhe Erisa Xhixho e LSI-së, votuan kundër.

Sipas deputetes së PS-së, Klotida Busha nuk ka asnjë pengesë për kandidimin e Begajt, pasi ai i plotëson të gjitha kushtet ligjore dhe kushtetuese./euronews

Të ngjashme