Lajme
Shqipëri| Klienti plagos me thikë kamarierin 22-vjeçar në “fast food”
Demokracia
19:20 | 27 Dhjetor 2022

Share:

Rreth orës 12:40, në ambientet e një fast food-i, në lagjen “Xhevdet Nepravishta”, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, shtetasi A. C., 66 vjeç, në gjendje të dehur, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin L. M., 22 vjeç, kamarier në këtë fast food.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë kapur dhe shoqëruar shtetasin A. C., në Komisariat.

Shtetasi L. M. po merr mjekim në spitalin e Lushnjës.

Po kryhen veprimet nga grupi hetimor, për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./abcnews.al

Të ngjashme