Sport
Shqipëri – Izrael, zbulohet arbitri që do të vendosë drejtësi në “Air Albania”
Demokracia
09:05 | 08 Qershor 2022

Share:

Shqipëria do të luajë ndeshjen e dytë në kuadër të Ligës së Kombeve më datë 10 qershor, ditën e premte në orën 20:45.

Ndryshe nga ndeshja në Islandë ku gjykoi një anglez dhe në plan të parë kurseu disi kartonët e verdhë, në ndeshjen kundër Izraelit është përcaktuar që të vendosë drejtësi një portugez.

Tiago Martins do të jetë arbitër kryesor në duelin e Kombëtares, teksa asistentët e tij do të jenë Luis Kampos, Rui Teikseira dhe Andre Narçiso.

Kryesori Martins prej 2015-ës është pjesë e FIFA-s, ndërsa shihet si një nga gjyqtarët më të mirë në kampionatin portugez të futbollit, teksa më parë ai ka gjykuar edhe ndeshje në Ligën e Evropës.

Të ngjashme