Lajme
Shqipëri| Digjen dy makina luksoze në një sallon automjetesh
Demokracia
10:20 | 31 Dhjetor 2022

Share:

Dy automjete luksoze janë djegur në një sallon tregtimi me mjete në Elbasan. Ndërkohë, zjarrfikësja ka ndërhyrë shpejt duke evitur disi pasojat e zjarrit. Sakaq, policia ka dokumentuar ngjarjen si dhe ka marrë pamje të kamerave të mjaft bizneseve të zonës.

Tashmë blutë po punojnë për përcaktimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të rënies së zjarrit.

“Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në fshatin Katund i ri, Elbasan, ka rënë zjarr, në magazinën në pronësi të shtetasit I. H., 26 vjeç, banues në lagjen “Kongresi”, Elbasan. Si pasojë e zjarrit janë djegur 2 automjete.

Të ngjashme