Lajme
Shqipëri: Arrestohet shoferi i furgonit të nxënësve, ngacmonte seksualisht një 14-vjeçare
Demokracia
10:15 | 11 Nëntor 2023

Share:

Shoferi i një furgoni që transportonte nxënës shkolle në Këlcyrë është ndaluar pas kallëzimit të bërë nga një 14-vjeçare.

E mitura në kallëzimin e saj kishte deklaruar se shoferi 36-vjeçar e kishte ngacmuar seksualisht në mënyrë të vazhdueshme prej rreth 1 viti, raporton KlanTv.

36 vjeçari me iniciale N.J., banues në fshatin Katundisht, Këlcyrë është ndaluar nga uniformat blu për veprën penale “Ngacmimi seksual”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Të ngjashme
Lajme • 05 Maj 2024