Sport
Shqipëri – Angli në prag të anulimit: Policia nuk garanton marrjen e masave
Demokracia
12:45 | 25 Mars 2021

Share:

Federata e Futbollit e Shqipërisë sot ka dhënë një lajmë të hidhur, shkruan Demokracia.com.

Sipas saj policia e shtetit shqiptar nuk ka garantuar marrjen e masave për lirimin e hapësirave para stadiumit “Air Albania” dhe kjo rrezikon zhvillimin e ndeshjes Shqipëri- Angli dhe gjasat për t’u anuluar ajo janë të mëdha.

Njoftimi i plotë i FSHF-së.

Sot në Federatën Shqiptare të Futbollit ka mbërritur një shkresë, me numër protokolli 2877, e datës 23.03.2021, nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, me firmën e Drejtuesit të Parë, Rebani Jaupi, e cila thekson se strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë nuk garantojnë marrjen e masave para, gjatë dhe pas zhvillimit të ndeshjes Shqipëri-Angli, në datë 28 Mars 2021, ora 18:00.

Gjendur përballë situatës ku autoritetet shtetërore nuk kanë reaguar pas kërkesës së Federatës Shqiptare të Futbollit, të datës 17.03.2021, me numër protokolli 538, drejtuar Znj. Dallëndyshe Bici, Drejtuese e Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit dhe Z. Mariglen Qato, Drejtues i Inspektoriatit Urbanistik Vendor Bashkisë Tiranë, për lirimin e hapësirave në perimetrin e Stadiumit Kombëtar “Air Albania”, kërkojmë reagim urgjent të këtyre strukturave.

Anulimi i ndeshjes Shqipëri-Angli e parashikuar për t’u luajtur në “Air Albania Stadium”, do të kishte pasoja katastrofike për imazhin e vendit tonë, ekipin Kombëtar dhe në përgjithësi për futbollin shqiptar. /Demokracia.com

Të ngjashme