Lajme
Shqipëri: 5 raste të reja me COVID-19, të gjitha në Tiranë
Demokracia
17:18 | 12 Korrik 2021
Foto Ilustrim

Share:

Në Shqipëri gjatë 24 orët e fundit janë kryer 2 mijë e 658 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, pesë qytetarë në Tiranë.

Aktualisht janë 89 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë Shqipërinë.

Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 7 pacientë.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv., shkruan tch.

Janë shëruar 2 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130 mijë e 52 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (12 Korrik 2021)

Raste të reja ditore 5

Të shëruar në 24 orë 2

Të shtruar në spitale 7

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 2658

Testime totale 837,388

Raste pozitive 132,597

Raste të shëruara 130,052

Raste Aktive 89

Humbje jete 2,456

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 35

Elbasan 12

Fier 11

Korçë 8

Vlorë 7

Shkodër 5

Lezhë 4

Durrës 4

Kukës 2

Gjirokastër 1

Të ngjashme