Lajme
Shqipëri: 35-vjeçari vdes pasi bie në kontakt me energjinë elektrike
Demokracia
19:50 | 12 Korrik 2021

Share:

Një ngjarje e rëndë është shënuar në fshatin Mishter në Klos të Shqipërisë.

Një 35-vjeçar ka ndërruar jetë në vend, pasi dyshohet se në shtëpinë e tij ka rënë në kontakt me energjinë elektrike.

“Rreth  orës 17.10, në fshatin Mishter në Klos,  shtetasi I. K., rreth 35 vjeç, dyshohet se ka rënë në kontakt me energjinë  elektrike në banesën e tij, dhe si pasojë ka humbur jetën”, njofton policia.

Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes/TCH/.

Të ngjashme