Lajme
Shqipe Selimi shpërndan fjalimin e bashkëshortit të saj: Përgjithmonë UÇK
Demokracia
22:01 | 04 Prill 2023

Share:

Shqipe Mehmeti Selimi ka shpërndarë fjalimin e bashkëshortit të saj, Rexhep Relimi, i cili po mbahet në Hagë.

“Përgjithmonë UÇK” – ka shkruar shkurt zonja Selimi në Facebook.

Ish-anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Rexhep Selimi, në fjalimin e tij ka kërkuar nga Dhomat e Specializuar që opinionet politike që ka pasur me ish-krerët tjerë të UÇK-së të mos përdoren si fakte juridike kundër tyre.

Në adresimin e tij para trupit gjykues, ai ka thënë se këto deklarata nuk duhet për përdoren as kundër Thaçit, Veselit dhe Krasniqit.

Selimi është shprehur i bindu se bashkë me të tjerët do të dalin fitimtar në fund të procesit.

“Më duhet të theksoj e të them se dallimet dhe opinionet politike mes nesh nuk duhet dhe nuk mund të përdoren si fakte juridike kundër askujt e po ashtu kundër ne të bashkëakuzuarve. Në këto qaste kur ne flasim e po na shohin qytetarët, kam shumë besimin se të gjithë së bashku do ta nxjerrim të vërtetën. Dhe unë bashkë me bashkëluftëtarët e mi do të kthehemi të lirë, për të cilin luftuam gjatë gjithë jetës tonë”, ka thënë ai mes tjerash.

Më tej, ai ka përmendur masakrat që kanë bërë forcat serbe në Kosovë.

“Lufta nuk është e mirë asnjëherë e për askënd. Ne luftën nuk do ta zgjidhnim kurrë as si profesion e as si pasion. Por ishte domosdoshmëri për mbijetesën si komb e shoqëri. Shtypja vazhdonte në anën tjetër ndaj shqiptarëve. Serbia kreu qindra masakra, vrau mbi 12 mijë shqiptarë. Forcat serbe dhunuan mijëra gra e vajza të pambrojtura. Dogjën me qindra mijëra shtëpi. Dëbuan gjysmën e popullatës. Ne asnjëherë nuk bëmë atë që bënte Serbia. Nuk përgjigjemi njëjtë”, ka thënë ai.

 

 

Të ngjashme