ShowBiz
Shqipe Hysenaj ‘godet’ Linda Halimin: Ke pasur pëlqim fizik për Azemin
Demokracia
18:00 | 08 Janar 2024

Share:

Debatet mes Shqipe Hysenajt dhe Linda Halimit kanë vazhduar me mëngjes.

Shqipja i tha Linditës se ajo kishte pëlqim për Azemin, i cili më nuk është pjesë e shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 2.

“Ti ke pasur pëlqim për Azemin e ke thënë këtë, je frikësuar se po bën ndonjë gjë”, u shpreh ajo.

Foto: Screenshot/YouTube

E kjo gjë e preku shumë këngëtaren nga Vitia, e cila e mohoi: “Ti vet ke thënë se kallesh për Blerandon”.

“Ke thënë që ke pëlqim fizik për Azemin dhe që do doje shumë ta kishe”, i tha më tej ish-konkurrentja e “Përputhen”.

Foto: Screenshot/YouTube

Ato më pas vazhduan debatin edhe në kuzhinë, duke e kundërshtuar vazhdimisht njëra-tjetrën.

Banoret kanë pasur shpesh përplasje e mendime të ndryshme lidhur me situatat në shtëpi.

Të ngjashme