Lajme
Shqetësuese: Tjetër kusht për KiE, QUINT-i kërkon që Kosova ta çojë në Kushtetuese Draft-Statutin e Asociacionit
Demokracia
21:48 | 03 Prill 2024

Share:

Zhvillime të reja sa i përket anëtarësimit të Kosovës në KiE, por dhe jo vetëm.

Pak çaste më parë, redaksia jonë trasmetoi njoftimin e presidencës, ku u tha se e parja e vendit, Vjosa Osmani, shoqëruar nga kryeministri Kurti e kryeparlamentari Konjufca kanë pritur në takim ambasadorët e vendeve të QUINT-it.

I njëjti takim veçse është mbyllur, ndërsa Paparaci ka mësuar se diskutimi është bërë për një çështje të ndjeshme, e që në fakt ndërlidhet me letrën e dërguar para pak ditësh nga krerët në drejtim të përfaqësueses Bakoyannis.

Kusht për anëtarësim në KiE pritet të jetë hapi i parë për themelimin e Asociacionit, e që është miratimi i Draft-Statutit nga ana e Gjykatës Kushtetuese.

“Është kërkuar që çështja e Draft-Statutit të shkojë për verifikim në Kushtetuese”, ka thënë shkurtimisht ky burim për Paparacin.

Kjo në fakt nuk është diçka e jashtëzakonshme, gjithmonë nëse bazohemi në letrën për të cilën pushteti arsyetohet si teknike.

Aty shkruhet qartazi që të gjitha marrëveshjet e arritura në Bruksel e Ohër do të respektohen në përpikmëri, ndërsa Bashkësia e Komunave me Shumicë Serbe, përkatësisht themelimi do të monitorohet edhe nga zyra relevante e Këshillit të Evropës.

Të ngjashme