Lajme
Shqetësuese: Nxënësi i shkollës së mesme në Gjakovë kapet me marihuanë
Demokracia
22:07 | 10 Tetor 2022

Share:

Konsumimi i drogës është një dukuri që po lulëzon në të gjitha qytetet dhe po prek në veçanti edhe të miturit, duke e dëmtuar shëndetin e tyre

Një dukuri e tillë, sa shqetësuese aq edhe alarmante është vërejtur nga drejtoria e shkollës së mesme teknike “Nexhmedin Nixha” në Gjakovë, ku sot pasdite një nxënës i moshës së mitur është kapur me substancë narkotike të llojit marihuanë.

Kjo ka bërë që stafi i shkollës të detyrohet ta njoftojë Policinë për ta denoncuar nxënësin.

Posa një njësi policore ka dalë në vendin e ngjarjes, i mituri është shoqëruar në stacion policor, ku në prani të prindit është intervistuar në lidhje me rastin.

Burimet e Sinjalit kanë bërë të ditur se pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit për posedim të paautorizuar të narkotikëve.

Të ngjashme