Lajme
Shqetësuese| Gjatë 24-orëve dy persona kryejnë vetëvrasje në Kosovë
Demokracia
10:21 | 08 Korrik 2023

Share:

Dy persona dyshohet se kanë kryer vetëvrasje ditën e premte në Kosovë.

Policia bën të ditur se njëri rast ka ndodhur në Pejë dhe tjetri në Podujevë, sipas raportimeve viktimat janë të gjinisë mashkullore.

Në njoftimin e bërë nga Policia, thuhet se viktima në Pejë ka vuajtur nga depresioni dhe se dyshohet se ai është hedhur nga ballkoni i katit të dytë të shtëpisë.

“HETIM I VDEKJES/Fsh. Rashiq, Pejë 07.07.2023 – NN.  Raportohet se viktima mashkull kosovar sipas dëshmitarëve (bashkëshortes, djalit dhe një kushëriri të viktimës) kohëve të fundit ka vuajtur nga depresion dhe dyshojnë se viktima është hedhur nga një ballkon i katit të dytë të shtëpisë. Viktima është dërguar në Spitalin e Pejës, ku mjeku përgjegjës ka konstatuar se trupi i viktimës është pa shenja jete. Njësitë relevante policore dhe prokurori i shtetit kanë dalë në vendin e ngjarjes. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e PK-së.

Ndërkaq, për rastin në Podujevë, Policia thotë se viktima është gjetur nga tre persona.

“VETË-VRASJE/Podujevë 07.07.2023 – 11:55. Raportohet se viktima mashkull kosovar, dyshohet të ketë kryer vetëvrasje. Viktimën e kanë gjetur tre dëshmitarë. Njësitë relevante policore dhe një ekipe e emergjencës kanë dalë në vendin e ngjarjes, stafi përgjegjës i emergjencës ka konstatuar se trupi i viktimës është pa shenja jete. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport.

Të ngjashme