Lajme
Shqetësohet Iniciativa Ballkanike për Media të Lira me vendimin e Qeverisë për mbylljen e Klan Kosovës
Demokracia
17:59 | 29 Korrik 2023

Share:

Për Iniciativën Ballkanike për Media të Lira (BFMI), vendimi i MINT-it për t’ia refuzuar ankesën Klan Kosovës në lidhje me pezullimin e certifikatës së biznesit në ARBK, është shumë shqetësues.

Kjo organizatë thotë se ky vendim shënon mbylljen e parë qeveritare të një subjekti mediatik që nga pavarësia e vendit.

“BFMI është thellësisht e shqetësuar nga vendimi i autoriteteve të Kosovës për të pezulluar licencën e TV Klan Kosova, e cila ndikon ndjeshëm në pluralitetin mediatik. Kjo shënon mbylljen e parë qeveritare të një subjekti mediatik që nga pavarësia e vendit, duke ngritur shqetësime të forta”, thuhet në reagimin e BFMI-së.

Të ngjashme