Lajme
Shqetësimet e mëdha për faturat e larta: Sa kushton energjia elektrike në Kosovë?
Demokracia
14:10 | 26 Dhjetor 2023

Share:

Faturat e energjisë elektrike për muajin dhejtor i kanë tmerruar qytetarët e Kosovës. Plot prej tyre në rrjetet sociale po ankohen për fatura tepër të larta në krahasim me muajt paraprak por edhe me muajt e njëjtjë të vitit të kaluar. Në anën tjetër, tarifat e rrymës janë miratuar që nga 1 prilli 2023. Por, sa kushton rryma në Kosovë?

Ankesa të shumta nga qytetarët janë drejtuar në drejtim të KEDS-it për faturat energjisë elektrike për muajin dhjetor. Ata po ankohen se faturat e tyre janë 100 për qind me të shtrenjta.

Trajneri kosovar, Ismet Munishi ka thënë se 375 euro është fatura e rrymës që ka pranuar për muajin dhjetor teksa është shprehur i mllefosur

375 € rrymë për një muaj ky eshte turpi ma i madh që munet me ekzistu ne ni vend ku paga mesatare eshte ma e vogel se fatura e rrymes , prej kahit pe importojme qymyrin a prej Dubait a prej kahit. Ka me ardh ni kohe që vetëm hajnat kini me met ketu me jetu krejt njerzit normal kan me ik prej ktuhit” – ka shkruar ai në Facebook.

Ndërkohë, komenete për faturat e larta kanë dhënë edhe analistët e politikës, të cilët kanë kërkuar që të zhvillohen hetime për këtë gjë.

Analisti Valon Syla ka thënë se shtrenjtimi i rrymës është 300 për qind më i lartë që nga vitit 2021.

Shtrejtimi i rrymes nga viti 2021 eshte rreth 3x ose 300% më i lartë. Një kiloëatt orë (kËh) ka kushtuar 6 cent deri në vitin 2021. Me ardhjen e Qeverisë Kurti, dhe pas luftës në Ukrainë, një KËh kushton 21 cent.” – ka shkruar ai.

Tutje ai ka këkuar protesta dhe hetimin e kryeministri Albin Kurti, ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli.

Protesta është pak për këtë dëm. As dorëheqja nuk mjafton. Hetim për importin e energjisë multimilionëshe dhe ndalimin e projekteve energjetike prej ‘Kosovës së Re’, e deri te projektet euro – amerikane të gasit duhet të fillojnë. Pra nga Martin Berisha e Nagip Krasniqi i burgosur e deri te Ministrja Rizvanolli, Murati dhe Kryeministri Kurti.” – ka shkruar ndër të tjera ai në Facebook.

Edhe analisti tjetër, Astrit Gashi ka kërkuar që të hetohet KEDS për faturat e rrymës.

HETIM NDAJ KESCO PER FATURAT E RRYMES!Faturat jane ekstremisht te fryera. Ka shume mundesi qe kjo eshte bere pershkak te leximit te qellimshem mashtrues, si shembull duke bartur kilovat nga nje muaj nje tjetrin. Jo vetem ZRRE dhe Kuvendi por edhe Prokuroria e Kosoves duhet te nise urgjentisht nje hetim te KESCO, qe te zbardhet nese kishte mashtrim apo jo. Shteti i Kosoves duhet ti mbroje qytetaret, jo investitoret qe mund te bejne mashtrime.” – ka shkruar ai.

Po ashtu edhe politikanë të partive opozitare kanë reaguar për faturat e rrymës ku kanë kritikuar Qeverinë e Kosovës.

Sa kushton rryma në Kosovë?

Në muajin prill të vitit 2023, Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRrE) kishte miratuar tarifat e reja të energjisë elektrike.

Këto tarifa janë shtrenjtuar për 15.4 për qind.

Në bllokun nën 800 kilovat, tarifa e lartë e rrymës kushton 7.79 centë (vit 2022: 6.75 centë) ndërsa e ulëta 3.34 centë (vit 2022: 2.89 centë).

Ndërsa në bollokun mbi 800 kilovat, tarifa e lartë kushton 14.45 centë (viti 2022: 12.52 centë) ndërsa tarifa e ulët 6.81 centë (viti 2022: 5.90 centë).

Sipas ZRrE-së, nëse shpenzoni 300 kilovat atëherë rritja është 2 euro e 88 centë më shumë se fatura e vitit të kaluar.

Pra nëse keni paguar faturën 18 euro e 75 centë në vitin e kaluar atëherë këtë vit është 21.63

Për qytetarët që shpenzojnë 450 kilovat, fatura mujore është 4 euro e 18 centë më shumë se vitin e kaluar.

Theksojmë se këto fatura mund të jetë më e lirë nëse shpenzoni energjinë gjatë aplikimit të tarifës së ulët, po ashtu fatura mund të jetë më e lartë nëse shpenzimi i energjisë bëhet gjatë kohës kur aplikohet tarifa e lartë lartë (tarifa e lartë aplikohet nga ora 07:00 deri 22:00 gjatë periudhës 1 tetor deri më 31 mars, ndërsa gjatë periudhës 1 prill deri më 30 shtator nga ora 08:00 deri më 23:00).

Të ngjashme