Futbollisti i West Ham, Kurt Zouma, së bashku me vëllain e tij Joan, do të duhet të paraqiten në gjykatë në Angli pasi Shoqëria Mbretërore për Mbrojtjen e Kafshëve (RSPCA) ngriti kallëzim penal për mizori ndaj një mace.
Zouma u filmua duke shqelmuar një mace në dysheme si një top, dhe ai gjithashtu shihet duke hedhur një palë këpucë në një kafshë shtëpiake, ndërsa macja përpiqet të largohet.
Ashpërsia e dënimit që e pret Kurt Zouman do të varet nga sa gjatë e torturoi kafshën e tij shtëpiake, pra nëse videoja e përmendur ishte e vetmja “shpërthim” zemërimi që francezi pati ndaj kafshës.
West Ham tashmë e ka dënuar lojtarin e tyre duke i zbritur rrogën për dy javë dhe nëse konfirmohet se ai e ka torturuar kafshën e tij për një periudhë më të gjatë, ai mund të gjobitet edhe më shumë.
Pavarësisht gjithçkaje që po ndodh, David Moyes ka vazhduar ta vendosë në skuadër, ndërsa vëllai i tij Joan, i cili luan për Doug & Red, është pezulluar./Demokracia.com/