Lajme
“Shpresoj se në muajt e ardhshëm do të bëhet më shumë” | Osmani nuk guxon t’i mbështes hapur kërkesat e Policisë së Kosovës
Demokracia
13:57 | 15 Dhjetor 2023

Share:

Presidentja Vjosa Osmani në fjalimin e saj vjetor para Kuvendit të Kosovës, tha se sulmi i 24 shtatorit dëshmoi sërish profesionalizimin e jashtëzakonshëm dhe trimërinë e guximin e institucioneve të sigurisë së Kosovës.

Ndonëse pati vlerësime shumë pozitive për punën e Policisë së Kosovës, as sot Osmani nuk guxoi të dalë hapur në mbështetje të kërkesave të policëve, të cilat kryeministri Albin Kurti refuzoi t’i plotësoi me një arrogancë të madhe, shkruan Demokracia.com.

Ajo deklaroi se shpreson që në muajt në vijim do të bëhet edhe më shumë, sidomos për njësitë speciale, shkaku i rrezikut me të cilin përballen.

“Përkundër vështirësive e sfidave të shumta gjatë këtij viti, falë angazhimit të institucioneve të sigurisë, zbatimi i ligjit në Kosovë është realizuar në mënyrë profesionale, efektive dhe efikase. Mbajtja e rendit dhe sigurisë publike, parandalimi dhe zbulimi i krimit, mbrojtja e të drejtave dhe të lirive të njeriut si dhe trajtimi i barabartë i të gjithë qytetarëve po dallim. Kanë dëshmuar për një shërbim policor me vlera më të larta, kompetent në të gjitha aspektet. Mirëpres rritjen e vlerësimit për Policinë e Kosovës, përderisa mbes me shpresën se në muajt në vijim do të bëhet edhe shumë më shumë, sidomos për njësitë që janë vazhdimisht në mbrojtje të sovranitetit tonë, duke pasur parasysh rrezikshmërinë me të cilën përballen”, ka deklaruar e para e vendit.

Por, Osmani nuk e përmendi fare faktin se ata që e ruajtën Kosovën nga sulmi terrorist i 24 shtatorit, u detyruan për herë të parë në historinë e shtetit të dalin e të protestojnë para Qeverisë. /Demokracia.com/

Të ngjashme