Kombëtarja e Kosovës U21 sot do të përballet me Katarin në një ndeshje miqësore që zhvillohet në Doha, shkruan Demokracia.com
Ndeshja nis nga ora 16:45 dhe do të jetë testi i parë për trajnerin Michael Nees në bankinën e Kosovës. Nees zëvendësoi Rafet Prekazin i cili për disa vite udhëhiqi ekipin U21 duke pasur suksese jashtëzakonisht të mëdha.
Se [farë risie do t’i sjellë tekniku gjerman Kosovës mbetet të shihet pas këtyre dy sfidave që i zhvillon me Katarin, me 26 mars (sot) dhe me 29 mars. /Demokracia.com