Lajme
“Shpjegimi” nga MASHTI: Çerdhja s’është obligim, s’ka libra
Demokracia
20:49 | 29 Nëntor 2022

Share:

Nxënësit që vijojnë mësimet në nivelin parafillor, për të dytin vit janë detyruar që ti sigurojnë vet tekstet, meqë të njëjtat nuk janë siguruar nga Ministria e Arsimit.

Sipas edukatores në shkollën “Mehmet Gjevori”, Antigona Kryeziu, librat ishin siguruar veç dy vite, derisa ka raste kur prindërit duhet të mbledhin më tepër para, për t’i blerë edhe tekstet për fëmijët që nuk kanë mundësi ekonomike.

Sipas prindërve, pakoja e paraparë për parashkollorët kushton 16 euro.

Në shkollën “Emin Duraku”, zgjidhje bënë përmes një donacioni që morën nga Banka Botërore.

Derisa në Ministrinë e Arsimit, i thanë televizionit se meqë deri tash mësimi parafillorë nuk ka qenë obligativ, nuk janë shpërndarë tekste.  Derisa diçka e tillë parashihet në ligjin e ri që është në proces, meqë edhe kjo klasë do jetë e obliguar.

Të ngjashme