Sport
Shpëtuan jetën e tifozit, Thaqi për stafin teknik të Ballkanit dhe Dritës: Kampionët e vitit
Demokracia
21:04 | 28 Prill 2022

Share:

Armend Thaqi, futbollisti i Ballkanit i ka cilësuar “kampionë të vitit” stafin mjekësor të Ballkanit dhe Dritës pas intervenimit të këtyre të fundit për t’i dhënë ndihmë mjekësore tifozit që humbi ndjenjat në derbin e sotëm në Suharekë.

Derbi i zhvilluar sot mes Ballkanit dhe Dritës u ndërpre për disa minuta gjatë pjesës së dytë, shkruan Demokracia.com.

U raportua se një tifoz ka pasur probleme shëndetësore në tribuna dhe ka humbur vetëdijen.  Ekipet mjekësore të dy skuadrave kanë intervenuar për t’i dhënë ndihmën mjekësore tifozit, i cili i shpëtoi më të keqes.

Thaqi publikoi në llogarinë e tij në Facebook dy mjekët e Ballkanit, Krenar Zenelaj dhe Gledi Rexha, si dhe dyshen e stafit mjekësor të Drita, Leotrim Kerqeli dhe Bujar Fazliu.

“Kampionat e vitit” – shkroi mbrojtësi i Ballkanit në fotografinë e publikuar.

Në fund, Ballkani triumfoi 3:2 kundër Dritës duke iu afruar në vetëm një pikë titullit të parë në histori të klubit./Demokracia.com/

Të ngjashme
Sport • 19 Maj 2024