Fatkeqësia e një elefanti të vogël i cili ra në pusin 30 metra të thellë, u kthye në një mision shpëtimi në një fshat të vogël indian.
Elefanti ishte pjesë e një tufe elefantësh të cilët po hynin në fshatin Nimatand kur ra në pus, transmeton Demokracia.com.
Banorët e fshatit zbuluan se elefanti kishte rënë në pus një ditë më vonë dhe lajmëruan pjesëtarët e departamentit lokal të pyjeve, të cilët nisën një operacion shpëtimi, ku përdorën tre bagerë për të nxjerrë elefantin.
Pas tetë orësh elefanti u nxorr dhe shpëtoi pa asnjë lëndim. /Demokracia.com/