Lajme
Shpëtimtarët nga Kosova po kontribuojnë në Turqi, pamje nga operacionet që po kryejnë atje
Demokracia
17:59 | 11 Shkurt 2023

Share:

Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim është vendosur në Hataya të Turqisë, një nga zonat më të prekura nga termeti në Turqi. Të njëjtit kanë bërë të ditur se janë vendosur në të njëjtin lokacion ku janë edhe FSK-ja.

“SHKKSH është vendosur në Hataya që është njera nga zonat më të prekura nga termeti në Republiken e Turqisë. Pas vendosjes në bazen e njësive reaguese tek Stadioni i ri në Hataya ku janë të vendosur në të njejtin lokacion edhe trupat reaguese të FSK- së, ku edhe  në kordinim të plot u bën pergatitjet e duhura, nga sot në oret e hershme ka filluar veprimet e kërkim shpetimit urban”, thuhet në njoftimin e SHKKSH-së.

Të njëjtit kanë bërë të ditur në raportin e fundit se nga operacioni që kryen të premten, kanë nxjerrë tre kufoma të personave të rritur dhe dy të fëmijëve nga gërmadhat e shkaktuara nga termeti në Turqi.

“Operacioni i sotshëm përfundoi me nxjerrjen e gjithsejë shtatë kufomave në një lokacion të vetum nga të cilat vullnetarët e SHKKSH-së i kanë nxjerrë tri kufoma  personave të rritur, 2 kufoma të femijve, duke vazhduar me urdhërin e rradhës të dhënë nga Udhëheqësi i TTK për kërkimin e dy fëmijëve që janë raportuar si të gjallë, miëpo rezultoi se ata janë të vdekur dhe pas punes disa orëshe për tu qasur, na u dha urdhëri për ta nderprer  kërkimin dhe thyerjet e pllakave të betonit meqë ishte shumë e rrezikshme të punohet në atë objekt të rrënuar në kushte nate”, vijon njoftimi. /Demokracia.com/

Të ngjashme