Sport
Shpëtim Idrizi vjen me fjalët e para pasi riktheu Trepçën ’89 në Superligë
Demokracia
11:44 | 21 Prill 2022

Share:

Trepça ’89 ka qenë larg skuadra më e mirë në këtë edicion të Ligës së Parë të Kosovës.

Vetëm një vit pas rënies nga elita e futbollit kosovar, mitrovicasit me fitoren e sotme kanë arritur që edhe matematikisht ta sigurojnë rikthimin në Superligë.

’89-shi ka fituar me rezultat të pastër 0-2 ndaj rivalit lokal, Trepçës në kuadër të xhiros së 23-të, shkruan Demokracia.com.

Pas 23 javësh, Trepça ’89 kryeson tabelën e Grupit A me 50 pikë, plot 12 më shumë se Liria në pozitën e dytë.

Kryetrajneri mitrovicasve, Shpëtim Idrizi, i gëzohet këtij suksesi, që pas një viti po rikthehet në shoqërinë e më të mirëve.

“Duke ju falënderuar Zotit fuqiplotë, pastaj Kryetarit të klubit Bekit, drejtorit Arsimit dhe në fund protagonistëve kryesorë të cilët dhanë nga vetja shumë mund, sakrificë e ata padyshim jonë lojtarët, së bashku me kolegët e mi, dhe stafin e doktorëve, ia arritëm qëllimit, Rikthimin në Superligë”, ka shkruar Idrizi në profilin e tij në “Facebook”./Demokracia.com/

Të ngjashme