Tre persona kanë vdekur pasi shpërtheu një tubacion pranë kufirit ruso-ukrainas, gjegjësisht i treti që goditi infrastrukturën brenda disa ditësh.
Pamjet e sotme treguan shtyllat e zjarrit që shpërthyen nga tubacioni Urengoy-Pomary-Uzhgorod në rrethin Vurnar të Chuvashia, Rusi.
Zyrtarët lokalë thanë se rrjedha e gazit përmes tubacionit është ndërprerë që nga ora 13:50 me orën lokale, raporton metro. Tre persona kanë vdekur dhe një është plagosur.
Ministria rajonale e Emergjencave të Chuvashia tha se tubacioni shpërtheu gjatë punës së planifikuar të mirëmbajtjes në fshatin Kalinino. Zyrtarët shtuan se zjarri është shuar.
Tubacioni nën kontrollin e kompanisë shtetërore të energjisë Gazprom, është një mjet jetësor për Evropën që transporton gaz nga Rusia përmes Ukrainës në kontinent.
Ai shtrihet përgjatë kufirit ruso-ukraias pranë tubacionit të gazit Sudzha në rajonin Kursk. Është hera e tretë në një javë që një shpërthim trondit infrastrukturën energjetike të Rusisë.
Një shpërthim masiv shpërtheu dje në një fushë nafte dhe gazi në rrethin lindor të Siberisë Ust-Kut, Irkutsk.
Të paktën shtatë persona pësuan lëndime pas një shpërthimi në Angarsk, gjithashtu në Irkutsk, tre ditë më parë.