Lajme
Shpërthimi afër stacionit policor në veri, qytetari serb largon veturën që iu dëmtua
Demokracia
16:38 | 06 Maj 2023

Share:

Pas dhënies së deklaratës në stacionin e Policisë së Kosovës, qytetari serb të cilit iu dëmtua vetura ka larguar veturën e tij, mëson RTV Dukagjini.

Një shpërthim në afërsi të stacionit të Policisë së Kosovës në veri ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit, të shtunën.

Shpërthimi afër stacionit policor në veri, qytetari serb largon veturën që iu dëmtua (Foto: Sylejman Sylejmani nga RTV Dukagjini)

Lajmin për Portalin Dukagjinin e ka konfirmuar Zëvendësdrejtori i Policisë në veri të Mitrovicës, Veton Elshani.

“Sot pak para orës 3 të mëngjesi në rrugën ‘Kral Peta’ në Mitrovicën e Verit ka ndodhur një shpërthim Policia ka dalur në vendin e ngjarjes dhe ka kuptuar se në shtyllë elektrike dhe një veturë janë dëmtuar”, ka treguar Elshani.

Nga rasti nuk të lënduar.

Tutje, ai tha për Dukagjinin se policia është duke e trajtuar rastin si “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

Të ngjashme