Lajme
Shpërthimet në veri| Policia e Kosovës dhe EULEX në vendngjarje
Demokracia
19:32 | 06 Dhjetor 2022

Share:

Policia e Kosovës ka arritur në vendin e shpërthimit në Veri të Mitrovicës, përkatësisht në zyrën e Komisionit Komunal Zgjedhor të Veriut të Mitrovicës.

Krahas kësaj, gazetarët e RTV Dukagjini që po raportojnë nga vendngjarja mësojnë se një veturë e EULEX-it ka qëndruar aty për disa minuta.

Shpërthime në veri kanë ndodhur përgjatë të martës së 6 dhjetorit, tek zyret e lartëcekura, Tre Rrokaqiejt dhe njëherit, edhe tek Kodra e Minatorëve.

Policia e Kosovës njoftoi më herët të martën se nga shpërthimet, nuk pati të lënduar.

Të ngjashme