Lajme
Shpërthimet mbi Isfahan u shkaktuan nga sistemet e mbrojtjes ajrore, thotë komandanti i përgjithshëm i ushtrisë iraniane
Demokracia
11:44 | 19 Prill 2024

Share:

Komandanti i përgjithshëm i ushtrisë iraniane tha se shpërthimet në qiell mbi provincën e Isfahanit kishin të bënin me sistemet kundërajrore që gjuajtën në atë që ai e quajti një objekt të dyshimtë që nuk shkaktoi asnjë dëm, njoftoi agjencia zyrtare e lajmeve iraniane IRNA.

“Ekspertët po hetojnë këtë incident dhe do tw dalin me njoftim për këtë çështje pasi të marrin rezultatet” tha gjeneralmajor Abdolrahim Mousavi, sipas raportit të IRNA.

Deklaratat e komandantit të përgjithshëm përputhen me një raport të mëparshëm nga agjencia iraniane e lajmeve Tasnim, e cila citonte komandantin e lartë ushtarak, gjeneralin e dytë të brigadës Mihandoust në Isfahan të thoshte se nuk kishte “dëme ose incident” pas shpërthimit në atë zonë, shkruan CNN, transmeton Gazeta Express.

Komandanti i lartë tha gjithashtu se shpërthimi i dëgjuar ishte shkaktuar nga “mbrojtja ajrore që gjuajti në një objekt të dyshimtë”.

Të ngjashme